U vra në sallën e gjyqit, sot mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

08:55 | 8 Tetor 2025
E.K

Këtë të mërkurë do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem në Shkodër.

Gjithashtu sot më datë 8 tetor 2025, nga ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Vizitat e ngushëllimit në qytetin e Shkodrës do të bëhen në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.

“Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem në Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes./euronews.al