Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mbrojtur prodhuesit e BE-së nga konkurrenca nga vende si Kina, njoftoi të martën Komisionari për Industrinë i Bashkimit Evropian, Stephane Sejourne.
Për më tepër, volumi i importeve që nuk preken nga tarifat pritet të përgjysmohet.
Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të japin dritën jeshile para se rregullat e reja të hyjnë në fuqi.
Qëllimi i këtij propozimi është që të mbrohen prodhuesit evropianë të çelikut dhe vendet e punës.
“Ky është riindustralizimi i Evropës”, shkroi komisionari Sejourne në X.
Sipas KE-së, ekziston një tepricë globale prej mbi 600 milionë tonësh, një formulim që zakonisht i referohet mallrave për të cilët nuk ka konsumator. Çështja është bërë më urgjente pasi Shtetet e Bashkuara rritën në mënyrë tarifat ndaj importeve.
Në Bruksel ekziston frikë se eksportet që më parë shiteshin në SHBA mund të devijohen tani drejt Evropës, duke shtuar presion mbi prodhuesit në BE.
Sipas të dhënave të BE-së, shumica e importeve të çelikut në bllok aktualisht vijnë nga Turqia, Koreja e Jugut, India, Vietnami, Kina, Japonia, Britania dhe Ukraina.
Gjermania, e cila ka industrinë më të madhe të çelikut në BE, po përballet tashmë me pasojat e një krize në industrinë e konsumit, veçanërisht në industrinë automobilistike.
Kina prodhon më së shumti çelik në botë.
Tarifat e reja do të ishin një mburojë më e fuqishme për BE-në ndaj importeve nga Azia.
Mekanizmi aktual mbrojtës për industrinë evropiane të çelikut skadon në qershor të vitit 2026. Masat e reja, sipas KE-së, synojnë të ofrojnë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje./rel
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë