Të paktën katër punëtorë ndërtimi rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë në rikonstruksion u shemb pjesërisht në qendër të Madridit, thanë autoritetet të martën.
Tre burra dhe një grua u raportuan të zhdukur nga kompania përgjegjëse e ndërtimit, u tha gazetarëve zëvendëskryetarja e bashkisë së Madridit, Inma Sanz.
“Katet e sipërme u shembën dhe ranë poshtë, prandaj po flasim për një sasi shumë të konsiderueshme rrënojash që do të duhet shumë kohë për t’u pastruar – jo vetëm orë, por ndoshta disa ditë”, tha Sanz, shkruan Reuters.
Policia dhe zjarrfikësit po përdornin dronë dhe qen nuhatës për të kërkuar të zhdukurit brenda ndërtesës që ndodhet pranë teatrit të operës së kryeqytetit spanjoll dhe pallatit mbretëror.
Dy persona u plagosën lehtë, ndërsa një person i tretë u dërgua në spital me këmbë të thyer, tha Beatriz Martin, një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës.
Shembja e pjesshme e ndërtesës pesëkatëshe ndodhi brenda, duke e lënë fasadën e saj të paprekur, shtoi Martin.
Punëtori i ndërtimit Mikhail po pomponte beton në katet e poshtme të ndërtesës dhe ishte jashtë kur ndodhi shembja. Ai tha se pa një re të madhe pluhuri dhe menjëherë iku me vrap.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...