Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e tetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Blendi Baftiu, i cili shënoi golin e Vetëm në ndeshje, kundër rivalit direkt për kreun e tabelës FC Ballkani, e cila përfundoi me rezultat 1:0.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Baftiu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Kemi pasur një start shumë të mirë të këtij sezoni si me ekipin, ashtu edhe në aspektin personal. Ndeshja e fundit është pasqyra më e mirë e këtij fillimi pozitiv, sepse ishte derbi kundër Ballkanit dhe një emocion i veçantë, meqë ndeshjen e fituam në minutat e fundit.”
“Më vjen mirë që, falë golit tim, fituam tre pikë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, të cilët japin kontribut shumë të madh, si edhe “Plisave”, të cilët nuk mungojnë në asnjë ndeshje dhe janë një shtysë shumë e madhe për ne. Atmosfera është shumë e mirë në ekip, dhe kjo është falë rezultateve që kemi arritur. Pretendimet e Prishtinës, si ekipi më i madh në vend, janë gjithmonë titulli kampion”.
“Ndjehem shumë mirë që jam vlerësuar si lojtari më i mirë i javës, dhe më vjen mirë që po kontribuoj. Shpresoj ta ruaj këtë formë edhe në vazhdim dhe ta ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...