
KOBE (JAPÓN), 27/07/2025.- El extremo del Barcelona Roony Bardghji celebra tras anotar el segundo gol del equipo este domingo, durante el partido amistoso que disputan el Vissel Kobe y el FC Barcelona, en el Noevir Stadium Kobe (Japón). EFE/ Buddhika Weerasinghe
Roony Bardghji nuk ka arritur dot të fitojë një vend në formacionin titullar të Barcelonës dhe deri tani ka luajtur 138 minuta në total.
Për të mos penguar zhvillimin dhe rritjen e tij si lojtar, Barcelona po mendon huazimin diku tjetër të 19-vjeçarit suedez gjatë merkatos së janarit.
Me shumë mundësi destinacioni i ri i Roony Bardghji pritet të jetë Borussia Dortmundi, që ka shfaqur interes konkret për djaloshin suedez.
Tashmë dihet që Dortmundi është një ekip që iu jep shumë hapësira të rinjve, përvoja që do të fitojë Bardghji në Bundesligë mund ta ndihmojë shumë për të fituar një vend titullari në të ardhmen e afërt te Barcelona.
Kujtojmë që sulmuesi anësor u transferua gjatë merkatos së verës nga Copenhagen te Barcelona për 7.5 milionë euro me gjithë bonuset, 19-vjeçari konsiderohet si një futbollist me të ardhme të madhe.
Bardghji përfaqëson Suedinë në nivel kombëtaresh, dhe së fundmi është ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Botëror ndaj Zvicrës dhe Suedisë./Arbresh.info
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...