13 shqiptarë janë arrestuar në Itali, në kuadër të një operacioni anti-drogë nga autoritetet italiane.
Të arrestuar janë 30 persona e prej tyre 13 janë shqiptarë.
Grupi kriminal kishte bazën në rajonin e Salentos dhe vepronte në disa zona të Italisë. Në pranga kanë rënë edhe disa gra.
Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ku gjatë hetimeve dyvjeçare janë sekuestruar 2,677 kilogramë lëndë narkotike përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë si dhe
4,975 litra vaj hashashi. Vlera e tregut e këtyre lëndëve kap shifrën e rreth 6 milionë eurove, sipas mediave italiane.
Mes të arrestuarve janë: Xhuljano Ajazaj, 28 vjeç; Julian Beqiraj, 45 vjeç; Alfred Feta, 56 vjeç; Jeta Feta, 51 vjeç; Erion Kaloshi, 44 vjeç; Arjan Komini, 44 vjeç; Lulëzim Kule, 49 vjeç; Eltion Majkaj, 37 vjeç; Lusjan Mbole, 30 vjeç; Xhjusild Osmenaj, 34 vjeç; Nelm Sacaj, 28 vjeç; Shkëlqim Sinani, 48 vjeç; Endri Xhumbaraj, 33 vjeç; Ervis Xhumbaraj, 47 vjeç; si dhe Kujtim Zeqe, 53 vjeç.
Sipas hetimeve, drejtues të grupit dyshohet të jenë shqiptari Lulëzim Kule dhe një shtetas spanjoll, Carlo Serio. Kule konsiderohet si lidhja kyçe mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke ofruar mbështetje logjistike për furnizimin, transportin dhe ruajtjen e drogës.
Sipas Euronews Albania, ndërkohë, një grup tjetër shqiptarësh Alfred Feta, Arjan Komini, Shkëlqim Sinani dhe Kujtim Zeqe dyshohet se ishin të specializuar në trafikimin e narkotikëve kryesisht kanabis dhe marihuanë, të cilat ruheshin në provincën e Leçes për shpërndarje në disa qytete italiane.
Operacioni vjen si rezultat i një hetimi të gjatë dhe të koordinuar mes autoriteteve italiane dhe agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare. /Euronews.al
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën