Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, para pak minutash ka njoftuar se sot për një orë nuk do të ketë ujë qyteti i Fushë Kosovës, si shkak i rrjedhjes së një gypi.
KRU “Prishtina”, thotë se shpreson që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.
“Njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës. Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm që furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin që para pak minutash ka shpërndarë kjo kompani.
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...