Sipas mediave italiane, Luciano Spalletti po shqyrton një ofertë shumë të majme dyvjeçare nga klubi Al-Sadd në Katar.
Ish-trajneri i Italisë, i cili u shkarkua vetëm pak muaj më parë, është aktualisht i lirë, por interesimi për të mbetet i madh.
Sipas “TuttoMercatoWeb”, paketa financiare e ofruar nga klubi aziatik është “e vështirë për t’u refuzuar”, megjithatë tekniku 65-vjeçar nuk është i bindur për destinacionin dhe po e merr kohën e nevojshme për të vendosur.
Luciano Spalletti
Spalletti mbetet një nga trajnerët italianë më të kërkuar në treg, pas aventurës së suksesshme me Napolin, ku fitoi Scudetton dhe më pas me kombëtaren italiane. Në javët e fundit, disa klube të njohura evropiane kanë kontaktuar për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të rikthehet në stolin e një skuadre të madhe.
Për momentin, trajneri është në fazën e reflektimit, duke peshuar përfitimin financiar të projektit të Al-Sadd me ambiciet sportive që gjithmonë kanë qenë prioritet për të. Një vendim përfundimtar nuk pritet të merret menjëherë./Telegrafi/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...