Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të fillojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për të gjithë konsumatorët, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që po vazhdojnë.
Për shkak të përkeqësimit të motit gjatë dy ditëve të fundit, kompania ka përfunduar përgatitjet për nisjen e furnizimit me ngrohje përmes Ngrohtores së QKUK-së, e cila do të sigurojë ngrohje për klinikat e kësaj qendre mjekësore.
“Aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në kordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës