OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka arritur një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje në të cilën punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit shitën aksione me vlerë afërsisht 6.6 miliardë dollar.
Kjo përfaqëson një rritje nga vlerësimi i saj aktual prej 300 miliardë dollarësh, duke nënvizuar fitimet e shpejta të OpenAI si në përdorues ashtu edhe në të ardhura.
Reuters raportoi detajet e shitjes së aksioneve më herët në gusht, transmeton Klankosova.tv.
Si pjesë e marrëveshjes, punonjësit e OpenAI shitën aksione te një konsorcium investitorësh, përfshirë Thrive Capital, SoftBank, Dragoneer Investment Group, MGX të Abu Dhabit dhe T. Rowe Price, sipas burimit, i cili foli me kusht anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin me median.
Kompania kishte autorizuar shitjen e aksioneve me vlerë mbi 10 miliardë dollarë në tregun sekondar.
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...
Hamza: Jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon