Ligji i Sponsorizimit vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të financimit për klubet e basketbollit në Kosovë, duke u mundësuar atyre mbështetje më të madhe financiare për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga kryetari drejtori i Agjencisë për Sport të Kosovës Fidan Shatri, deri në muajin shtator 2025, disa prej klubeve më të mëdha të Superligës kanë përfituar shuma të konsiderueshme.
Në krye të listës qëndron Golden Eagle Ylli, me një shumë të përfituar prej 1,109,500 eurosh, duke u konfirmuar si klubi me mbështetjen më të madhe nga ky ligj.
Pas tij renditet KB Trepça me 817,000 euro, ndërkohë që KB Sigal Prishtina ka siguruar 410,000 euro.
Lista vazhdon me KB Bashkimi, që deri më tani ka përfituar 386,000 euro.
Ndërkohë në futboll, Drita ka përfituar 218 mijë euro, pason Ferizaj me 158 mijë sosh, ndërsa Prishtina këtë vit ka fituar 150 mijë euro. Llapi është e katërta me 105 mijë euro./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...