Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë se puna kryesore për udhëheqësit është të “diskutojnë sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë dronët dhe ndihmën për Ukrainën”.
“Mendoj se është serioze. Mendoj se lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo Lufta e Ftohtë”, ka thënë ajo.
“Ka vetëm një vend që është i gatshëm të na kërcënojë dhe është Rusia dhe për këtë arsye, na duhet një përgjigje shumë e fortë”, shtoi Frederiksen.
E pyetur në lidhje me ndërhyrjet e fundit me dron në hapësirën ajrore evropiane, Frederiksen thotë se është përgjithësisht në favor të rrëzimit të tyre, por thotë se “duhet të bëhet në mënyrën e duhur”.
“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë tani se ekziston një luftë hibride, dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka dhe javën tjetër ndoshta do të jetë diku tjetër që do të shohim të sabotuar, ose do të shohim dronë që fluturojnë”., deklaroi ajo.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...