Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot gatishmërinë e mazhorancës për të miratuar kërkesën e opozitës për mocion me debat me kryeministrin në Kuvend, por sipas tij, ajo duhet të jetë në përputhje me rregulloren e re.
Në një komunikim me mediet nga selia e Kuvendit, Balla siguroi se mazhoranca në Kuvend është e gatshme të pranojë dhe miratojë çdo kërkesë që vjen nga opozita, bazuar në mekanizmat parlamentare që i njihen një deputeti apo grupi parlamentar.
“Jemi të gatshëm të miratojmë kërkesat për çdo seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat apo mocion votëbesimi, por ajo duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Balla.
Balla sqaroi se mocioni me debat thirret për një çështje të veçantë.
“Ne jemi gjendur para një kërkese që kishte 6 grup-çështjesh. Kërkohej mocion me debat për procesin qeverisës të 12 viteve; për programin qeverisës të periudhës në vijim dhe nja 4 çështje të tjera. Na u tha edhe se duan një debat për integrimin”, shtoi Balla.
Balla theksoi se ka kërkuar nga deputetët e opozitës që ta sjellin kërkesën në përputhje me Rregulloren. “Është një përpjekje nga seanca e parë në këtë fillimlegjislature që të ndahemi nga eksperiencat e vjetra shumëvjeçare dhe ta fusim punën e Kuvendit në hulli. Shpresoj që deri ditën e enjte, 9 tetor, opozita ta riformulojnë kërkesën në përputhje me Rregulloren dhe ne do t’ua miratojmë”, siguroi Balla./atsh.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...