Në protestën e sotme të mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për lirimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, ka folur edhe Donjeta Spahiu, vajza e axhës së tij.
Në fjalën e saj, Donjeta theksoi se kauza për Arbnorin nuk është vetëm një çështje familjare, por njerëzore dhe kombëtare.
Në fjalimin e saj, Donjeta bëri thirrje që institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare të mos heshtin përballë këtij rasti.
“Sot jemi mbledhur të bashkuar nga dhimbja dhe shqetësimi për të kërkuar drejtësi për Arbnorin. Arbnori është njëri i pafajshëm që mbahet padrejtësisht ne burg. Sot jemi në muajin e katërt të kësaj padrejtësie, janë 4 muaj të rëndë edhe për Arbnorin që dikur i shërbente dinjitetshëm vendit. Një thirrje që drejtësia të vie në vend i falënderojmë institucionet shtetërore por i bëjme thirrje të mos heshtin. Heshtja e tyre e ka dëshmuar një dështim. Familja e ka takuar Arbnorin, gjendja e tij fizike është e mirë por gjendja emocionale është e rëndë. Janë dorëzu të gjitha dokumentet e nevojshme që nevojiten për procedurat. Pjesëtarët e familjes së ngushtë janë takuar, e kanë ngrit zërin institucionet por derisa Arbnori nuk është këtu atëherë nuk është e mjaftueshme”, tha ajo.
“Arbnori nuk është vetëm një emër. Ai është biri i një familjeje, shoku i një komuniteti, qytetari ynë – i ri, i pafajshëm, i cili sot gjendet i privuar padrejtësisht nga liria. Kur sot flasim vetëm për fatin e tij personal, por në të vërtetë flasim për një padrejtësi që na prek të gjithëve, sepse kur një i pafajshëm mbahet në burg, liria e secilit prej nesh është e rrezikuar.”, tha ajo./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...