Sot (e martë) në mbrëmje zhvillohet xhiro e dytë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me nëntë ndeshje që janë në program.
Klubi më i suksesshëm evropian, Real Madrid, udhëtoi 7,000 kilometra, për pothuajse 12 orë, për në Almaty, ku do të përballet me Kairatin nga Kazakistani.
Almaty ndodhet thellë në Azi, afër kufirit me Kinën dhe sigurisht që ka qenë një udhëtim i pazakontë për Kings, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, Reali është favoriti absolut i kësaj ndeshje.
Ndeshje të tjera interesante përfshijnë duelet midis Chelseat dhe Benficas, pastaj përballja midis Galatasarayt dhe Liverpoolit, dhe Atletico Maridit me Eintracht Frankfurtin.
Gjiganti evropian, Bayern Munich do të luajë ndaj Pafosit, ku janë favoritë absolutë kundër debutuesit qipriot në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjet e mbetura, Interi e pret Slavia Pragën, Marseille luan si nikoqir i Ajaxit, Atalanta e pret Club Brugge dhe Tottenham Hotspur luan në udhëtim te Bodo/Glimt.
Dy ndeshje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa shtatë të tjera nga ora 21:00. /Telegrafi/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...