Arbër Hoxha ndodhet në një formë të jashtëzakonshme në Kroaci. Futbollisti shqiptar ka realizuar një tjetër gol dhe ka dhuruar një asistim ditën e djeshme në kampionat ndaj Slaven Belupos.
Ndërsa më parë kishte realizuar ndaj Hajdukut në derbi dhe shkëlqeu duke qenë ylli i ndeshjes ndaj Fenerbahçes, në Ligën e Evropës.
Por një lajm në mediat kroate ka shtangur tifozët shqiptar. Hoxha u largua nga fusha në pjesën e dytë pasi shënoi dhe asistoi ditën e djeshme brenda 45 minutave për shkak të një problemi.
Në mediat kroate u tha se nuk dihet sesa ditë do të qëndrojë Hoxha jashtë fushës së blertë, në një kohë që ndeshja me Serbinë është pas dy javësh.
Megjithatë sipas medias shqiptare Sport Ekspres, Arbër Hoxha nuk ka asgjë serioze. Lojtari i Kombëtares ka vetëm probleme muskulore dhe do të qëndrojë për dy ditë duke bërë disa terapi qetësuese dhe më pas do të rikthehet sërish në stërvitje.
Një dëmtim muskulor që lidhet me minutat e plota dhe ngarkesën e plot që ka marrë Arbër Hoxha në këtë moment, për ndeshje radhazi, ndryshe nga më parë që aktivizohej për pak minuta në pjesën e dytë.
Ndërkohë trajneri i Dinamo Zagrebit, Kovacevic, ka folur fjalët më të mira për Hoxhën në konferencën për shtyp.
“Hoxha po bën mirë, kur erdha unë këtu ishte pyetja nëse do të largohej apo do të qëndronte. Sa arrita unë, i thashë që do të luante. Tani ai po bën atë që unë prisja prej tij. Jam i lumtur që ka këtë formë kaq të mirë dhe uroj që të mos ketë një dëmtim serioz”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes./Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq