Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të shtyjë përpara një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë të hënë (29 shtator).
Ky takim shënon vizitën e katërt të Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që kur Trump u rikthye në detyrë në janar.
Pak ditë më parë, Trump ndërsa foli për perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje, tha se: “Mendoj se kemi një marrëveshje”.
Ndërsa një ditë më parë, kryeministri Netanyahu shtoi se marrëveshja nuk është finalizuar ende, ndonëse Hamasi bëri me dije se propozimi i ishte dërguar zyrtarisht.
Sipas kopjeve të rrjedhura të planit të publikuara nga mediat amerikane dhe izraelite, marrëveshja përcakton lirimin e të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga konfirmimi i saj. Pasi kthimit të këtyre pengjeve, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm.
Anëtarëve të Hamasit që angazhohen për paqe do t’u ofrohet amnisti dhe kalim i sigurt nga Gaza dhe grupi nuk do të ketë asnjë rol në të ardhmen në territor. Sipas BBC, plani përcakton gjithashtu se të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit do të shkatërrohen.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës dhe Gaza do të qeveriset nga një qeveri e përkohshme kalimtare.
Plani duket se përbën një ndryshim të rëndësishëm të qëndrimit nga administrata Trump, e cila më parë ka mbështetur zhvendosjen e të gjithë popullsisë së Gazës prej 2.1 milionë banorësh dhe rindërtimin e Gazës në një “rivierë” në pronësi të SHBA-së .
/rtsh.al/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...