Një tjetër lojtar cilësor i bashkohet Kosovës.
“Blick” ka shkruar të hënën se Albian Hajdari ka vendosur për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Hajdari deri më tani ka luajtur për Zvicrën, por vetëm në miqësore. Dhe kjo ia jep të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses.
Hajdari pritet të jetë përforcim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e përfaqësueses së Kosovës. Ai është pjesë e Hoffenheimit në Bundesligë. Te kjo skuadër paraqitet me Fisnik Asllanin e Leon Avdullahun, që po ashtu luajnë te Kosova.
Hajdari është 22-vjeçar dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës. E ka një paraqitje edhe për Zvicrën A. Në nivel klubesh është rritur te Baseli, te Juventusi në Itali e më pas ishte te Lugano. Prej Luganos javë më parë kaloi te Hoffenheimi.
Ai në shtator nuk u grumbullua me përfaqësuesen helvetike. Vendosi që të fokusohet në klub. Ka javë që është raportuar për mundësinë që Hajdari të kalojë te Kosova dhe gazeta e madhe zvicerane shkruan se kjo lëvizje është bërë tashmë.
“Blick” e ka përmendur edhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, për të cilin ka shkruar se ka arritur një sukses tjetër.
Hajdari mund të debutojë që në ndeshjet e tetorit me Slloveninë e Suedinë. Dhe me shumë gjasë do të jetë startues.
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...