Mbahet këtë të hënë, Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, ku po diskutohet për mundësi të reja, teknologjike.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë aktivitet tha se fokusi kryesor për “Shqipërinë 2030” është novacioni.
Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka treguar se është një komb që guxon, duke theksuar se nëpërmjet “Diellës” do të bëjnë të mundur që tenderat publik, të jenë transparent dhe me integritet si asnjëherë më parë.
Më tej nënvizoi: “Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegulltës. Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë. Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet novacion dhe shkencë”, tha Rama.
/abcnews.al/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...