Rigon “rigoN” Gashi dhe skuadra e tij “Ence” e kanë fituar ndeshjen e parë në garën më prestigjioze të CS2, ESL Pro League.
Skuadra e shqiptarit ka triumfuar 2-1 me mapa në ndeshjen e parë të fazës së parë të këtij kompeticioni ndaj M80, shkruan Arbresh.info.
Ence e nisi mirë ndeshjen duke e fituar mapin e tyre të zgjedhur “Dust 2”, me rezultat 13-10.
Përkundër se e nisën mirë mapin e dytë të zgjedhur nga kundershtarët, Ence u ndal në “Mirage”, ku u mposht 13-9, dhe ndeshja shkoi në mapin e tretë i cili do ta vendoste fituesin.
Në “Ancient”, Ence e demoloi në pjesën e parë kundërshtarin duke e mposhtur 9-3. Kurse në përfundim ata fituan 13-8.

Rigoni në këto tre mapa pati gjithsej 36 eliminime, një performanc e mirë por jo nga ato sic ai di t’i bëj.

Ndeshja e dytë e Ence zhvillohet nesër. Për t’u kualifikuar në fazën e dytë të këtij kompeticioni cdo skuadre i duhen tri fitore, përndryshe eliminohen.
Në fazën e dytë janë skuadrat më të forta në botën e CS2, ndër to edhe NaVi e Drin “makazze” Shaqirit./Arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...