Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur një tubim në Shipol të Mitrovicës në përkrahje të kandidatit të partisë së tij për kryetar të komunës, Arian Tahiri.
Krasniqi tha se Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Pas Bedriut – Ariani: Shipoli sonte na dha energjinë e fitores!
Me një mik dhe kryetar të dëshmuar si Bedri Hamza, sonte i dhamë mbështetjen e plotë një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri.
Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij.
Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë.
Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën.
Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...