Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për vdekjen e viktimës janë duke vazhduar.
“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...