Polonia mbylli hapësirën ajrore pranë dy qyteteve të saj juglindore, Lublin dhe Rzeszow, ndërsa forcat e saj ajrore ngritën në ajër avionët luftarakë në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Kievit.
Mediat vendase raportua të dielën, se Rusia ka nisur një sulm masiv me dronë në kryeqytetin e Ukrainës këtë mëngjes, duke plagosur të paktën gjashtë persona, tha administrata ushtarake e Kievit.
“Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse që nisi sulme në territorin e Ukrainës, avionët polakë dhe aleatë filluan të operonin në hapësirën tonë ajrore”, thuhet në një postim të ushtrisë polake në platformën X. Këto masa u cilësuan si parandaluese dhe synojnë mbrojtjen e civilëve dhe sigurinë ajrore të vendit.
Sipas të dhënave nga Forcat Ajrore të Ukrainës, i gjithë territori ukrainas është në gatishmëri për një sulm ajror.
Mobilizimi në Poloni pason incidente të ngjashme në Norvegji dhe Danimarkë. Të shtunën, më 27 shtator, dy dronë u panë duke fluturuar për rreth një orë pranë bazës ajrore Orland në Norvegji, ku ndodhen avionët luftarakë F-35 dhe një bazë e rëndësishme e NATO-s.
Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në Danimarkë, ku dronë me origjinë të panjohur u panë mbi bazën më të madhe ushtarake të vendit.
/rtsh.al/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...