Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Bardhoshit dhe Bërnicës.
Rama para tyre ka prezantuar projektet e realizuara në këto dy fshatra ku ka përmendur investimet në çerdhe, ndriçim, bujqësi e shëndetësi.
“Jam këtu me banorët e Bardhoshit e Bërnicës, fshatra këto që kemi investu shumë në çerdhe, në kurrikula digjitale, në nxënësit, ndriçim publik, kanalizime, fusha futbolli. Kemi përkrah poashtu shumë fermerë. Bujqësi, mekanizëm modern, poashtu renovimin e Qendrës Mjekësore Familjare, hapjen e laboratorit ku ka përmirësuar shërbime për banorë”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se në vitin 2030, kjo zonë do të kthehet në qendër sportive me Fshatin Olimpik.
“Projektin e madh të Fshatit Olimpik i cili do të vjen, gati për vitin 2030. Me shndërru këtë pjesë në qendër sportive. Për çdo fshat i kemi dëgju dhe po ecim përpara, me Prishtinën Përtej”, tha Përparim Rama.
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...