Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ligjore ndaj dy shoferëve në Rahovec, të cilët janë kapur duke zhvilluar gara të rrezikshme me automjete në rrugën “Mizahir Isma”.
Incidenti ka ndodhur më datë 22 shtator 2025 dhe është identifikuar më 25 shtator nga njësitet policore të Stacionit Policor Rahovec, në bashkëpunim me qytetarët dhe përmes verifikimit të kamerave të sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, të dy shoferët kishin vënë në rrezik pjesëmarrësit e tjerë në trafik përmes garave të paligjshme. Njërit prej tyre i është shqiptuar një gjobë prej 500 euro, 4 pikë negative në patentën e shoferit si dhe masa ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.
Ndërkohë, shoferi i dytë është kallëzuar për kundërvajtje në gjykatë, pasi është kapur duke ngarë automjetin pa patentë shofer, përveç pjesëmarrjes në garën e paligjshme./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...