Në kuadër të një plani operativ për siguri, të premten policia në një shtëpi të braktisur në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj kanë gjetur armë dhe substancë narkotike.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, një thikë dhe 14 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në vendngjarje kanë dalë njësia e krimteknikës dhe ajo e narkotikëve, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit”.
“Policia Rajonale Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke informuar policinë për çdo veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...