Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e rënies heroike të luftëtarëve të UÇK-së, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.
Përmes një postimi në Facebook, ai i cilësoi ata si mësues e nxënës që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, duke mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë.
Haradinaj kujtoi gjithashtu masakrën në Abri, ku forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu.
“Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre!
Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit.
Lavdi!”, shkroi Haradinaj.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...