Ish futbollisti i Shqipërisë Alban Meha thotë se Serbisë nuk mund t’i besohet ndërsa kritikoi FSHF-në për organizimin me serbër për Kampionatin Evropian U21 2027.
Shqipëria do të organizojë me Serbinë Kampionatin Evropian U21 2027, ndërsa Meha ka qenë ndër të parët që e ka kritikuar publikisht shkaku se shumica po refuzojnë edhe të flasin.
Në një intervistë për mediumin shqiptar “Panorama Sport”, Meha tha se as nuk arrin ta imagjinojë si Shqipëria të bashkëpunojë me Serbinë për një event të tillë.
“Sigurisht që unë jam kundër këtij organizimi që bëhet, edhe për vetë faktin se jam nga Prekazi dhe nuk mund ta imagjinoj diçka të tillë”.
Meha ndër të tjera i kërkoi lojtarëve të jenë të vëmendshëm pasi serbëve nuk iu besohet, si dhe iu rikujtoi se nevojitet vetëm fitorja.
“Duhet vetëm fitore me Serbinë, nuk ka asgjë tjetër”.
“Serbisë nuk duhet që t’i besohet asnjëherë dhe besoj se futbollistët tonë do ta kenë shumë të vështirë të luajnë atje. Gjithsesi, unë dua që t’iu uroj shumë suksese dhe të na bëjnë krenarë me një fitore”.
Në fund, Meha kujtoi edhe përballjen ndaj Serbisë në vitin 2014, ku beson se tërë botës i treguan fytyrën e vërtetë të serbëve.
“Ajo natë në Beograd ishte një natë tmerri. Unë e dija që serbët do të na prisnim shumë keq, por ia dolën dhe e treguam si ekip që ishim shumë të fortë dhe se nuk kishim frikë nga Serbia. Besoj se në atë ndeshje, e ka parë e gjithë bota se çfarë njerëzish janë ata”.
Kujtojmë, përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë zhvillohet më 11 tetor në Lekovc me fillim nga ora 11 tetor./Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim