Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një qendër të ndalimit të migrantëve të Agjencisë amerikane për Imigrim dhe Dogana (ICE) në qytetin e Dallasit, thanë zyrtarët.
Sulmuesi i dyshuar, që hapi zjarr në ndërtesën e ICE nga një ndërtesë ngjitur, ka vdekur, tha Policia në Dallas përmes një postimi në X.
Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha se sulmuesi vdiq pasi qëlloi veten me armë zjarri.
“Përderisa ne ende nuk i dimë motivet, ne dimë që zyrtarët e ICE po përballet me dhunë të paprecedentë ndaj tyre”, shkroi Noem në X. “Kjo dhunë duhet të ndalet”.
Televizioni lokal, Fox4 tha se tre personat që u qëlluan ishin persona të ndaluar nga ICE.
Ky televizion raportoi se sulmuesi ishte në kulmin e një ndërtese kur qëlloi veten, pasi pa që zyrtarët e zbatimit të ligjit po i afroheshin.
Zëvendësdrejtoresha e ICE, Madison Sheahan, tha për Fox News se asnjë zyrtar i kësaj agjencie nuk është lënduar gjatë sulmit.
“Ne kemi parë shumë dhunë në ndërtesat e ICE, dhe kjo nuk është hera e parë që ka pasur sulme ndaj ndërtesave të agjencisë”, tha Sheahan.
“Këto sulme ndaj organeve të zbatimit të ligjit, veçmas ndaj ICE, duhet të ndalen”, tha nënpresidenti amerikan, JD Vance, përmes një postimi në X.
ICE është agjenci qeveritare dhe është përgjegjëse për zbatimin e premtimit të dhënë nga presidenti Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore për dëbimin nga SHBA-ja të miliona migrantëve të jashtëligjshëm./rel
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...