Në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët, vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij, duke nderuar me respekt dhe mirënjohje sakrificën e tij sublime.
Gjithashtu, përfaqësuesit e Sindikatës morën pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, me rastin e këtij përvjetori.
“Rreshteri Afrim Bunjaku mbetet përjetësisht shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./Arbresh.info/
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...