Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka kërkuar ndihmë bashkësisë ndërkombëtare që të akuzuarit për sulmin në Banjskë të vihen para drejtësisë në shtetin e Kosovës.
Pas homazheve në nderim të heroit Afrim Bunjaku, Kurti gjithashtu u bëri thirrje ndërkombëtarëve që mos ta konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa nuk i dorëzon 45 të akuzuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, shkruan Arbresh.info.
“I bëjmë thirrje faktorët ndërkombëtar që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë, të organizuar dhe udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe të financuar e të mbështetur nga Beogradi zyrtarë dhe presidenti atje Aleksander Vuçiq. Aktakuza i përfshinë 45 persona, këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës, ku ka aktakuzë për ta dhe pa numër fakte dhe argumente për përfshirje në këtë vrasje të Afrim Bunjakut, dhe në këtë sulm agresor dhe terrorist të tyre”, ka thënë Kurti para mediave.
“Aty u vranë tre terrorist, tre terrorist gjenden në burgjet e Kosovës dhe ne dëshirojmë që me ndihmën e faktorëve ndërkombëtar dhe shteteve demokratike që edhe 45 të akuzuarit e tjerë të vihen përballë drejtësisë në Republikën e Kosovës ku e kemi edhe EULEX-in”, tha Kurti./Arbresh.info
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...