Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna, ka folur për arsyet pse shteti i tij ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht mbështetjes së madhe që shqiptarët kanë treguar historikisht për kauzën palestineze.
I ftuar në Euronews Albania, Mhanna u pyet për këtë mospërputhje në marrëdhënie, duke theksuar se pyetja i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për simpatinë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij palestinez.
“Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës. Marrëdhëniet me qytetarët kosovarë janë të mira dhe ne e vlerësojmë përkrahjen që kemi marrë,” tha ambasadori.
Megjithatë, ai theksoi se vendimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem është një pengesë e madhe për njohjen nga ana e Palestinës.
“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë këtë një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ai.
I pyetur edhe për qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori shprehu zhgënjimin e tij.
“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë”, u shpreh ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë