Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sot po mbahen homazhe për aktorin e mirënjohur, Enver Petrovci.
Familjarë, kolegë, figura të artit, kulturës e politikës, si dhe qytetarë të shumtë po i japin lamtumirën e fundit njërit prej emrave më të shquar të skenës shqiptare.
Me këtë rast, është hapur edhe libri i zisë, ku të pranishmit po lënë shënimet e tyre për të kujtuar jetën dhe veprën e Petrovcit.
Homazhe kanë bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aktori u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike në teatër, film e letërsi, si një ndër personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës./ Arbresh.info

KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë