Me triumfin e Ousmane Dembeles në garën për Topin e Artë, Franca i është bashkuar Argjentinës në krye të shteteve me më së shumti trofe të ndarë nga revista franceze “France Football”.
Por, me një veçanti: 8 çmimet e fituar nga transalpinët janë fituar nga një total prej gjashtë lojtarësh, kurse tetë trofetë argjentinas e mbajnë firmën e Lionel Messit, shkruan “Gazeta Express”.
Franca njëherësh bëhet kombi me më së shumti lojtarë që e fitojnë këtë çmim prestigjioz individual, e ndjekur nga Gjermania dhe nga Italia, që i kanë nga pesë.
Kjo është hera e dytë në histori që Topin e Artë e fiton një futbollist i Paris Saint-Germainit, pas Leo Messit në vitin 2021.
Shtetet me më së shumti Topa të Artë
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt