Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Kurti falënderoi Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe.
Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës./Arbresh.info

Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...