Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se nga mbi 200 premtime, kanë realizuar mbi 1 mijë projekte.
Rama ka thënë se ai nuk është ndalur për t’u ankuar, por ka vazhduar me punë.
“Përparim Rama nuk ankohet, po tregon fakte. Këto janë fakte. Unë t’i tregoj faktet, nuk mundem me të rrejt, Përkundër këtyre fakteve, nuk jemi ndalur me u anku e me u dorëzu. Ne kemi vazhdu me projekte, prej 207 premtimeve, ne kemi bërë më shumë se 1 mijë projekte në kryeqytet”, tha Rama në Pressing në T7.
Ai ka thënë se të gjitha këto projekte mund të shihen në web-faqen www.prishtina.work.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar detaje edhe për projektin “Smart City”.
Ai ka thënë se tash ka censorë për menaxhimin e mbeturinave, të trafikut urban, e të cilësisë së ajrit në shkollë.
“Nuk është puna e wifi, është shërbim ndaj qytetarëve. Tash kemi instalu censorat për menaxhim të mbeturinave, menaxhim të trafikut, të ajrit në secilën klasë, secilën shkollë, për menaxhim të pusetave që vjedhshin, tash e dimë që ato puseta, në moment që lëvizin, e dimë që dikush po tenton me marrë”, tha Rama.
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...