Bellingham i 23-ti/ Renditja e Topit të Artë nga vendi i 25 tek i 21-ti

18:22 | 22 Shtator 2025
D.H

Tashmë ka filluar të publikohet renditja përfundimtare për ‘Topin e Artë 2025’. Çmimi më prestigjioz individual do t’i dhurohet sonte lojtarit më të mirë në botë për këtë vit kalendarik.

Por para se të jepet çmimi i madh, France Football do t’i publikoj një nga një emrat e renditjes nga i 30-ti, shkruan Arbresh.info.

Pesë emrat e parë që u publikuan ishin Olise, Van Dijk, Wirtz dhe Haaland.

LEXO EDHE:

Nga i 30-ti tek i 26-ti – Fillon zbulimi i emrave në renditjen e Topit të Artë

Vendi i 25-ti i takon yllit të Interit, Denzel Dumfires. Pozita e 24-të shkon për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe top yllin e PSG-së, Fabian Ruiz.

Ndërkohë në vendin e 23-të këtë vit u rendit Jude Bellingham.

Alexis Mac Allister është renditur në pozitën e 22-të. Teksa vendi i 21 u rezervua për sulmuesin e Dortmundit, Serhou Guirassy.

21 – Serhou Guirassy

22- Alexis Mac Allister

23- Jude Bellingham

24- Fabian Ruiz

25- Denzel Dumfries

26- Erling Haaland

27- Declan Rice

28- Virgil Van Dijk

29- Florian Wirtz

30- Michael Olise

Të ngjashme