Në një fjalim emocional në një shërbim publik përkujtimor në Glendale, Arizona, e veja e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk tha se e fal burrin e akuzuar për vrasjen e burrit të saj.
“Burri im donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën”, tha Erika Kirk para një stadiumi të mbushur plot.
“Atij burri, atij të riu, e fal. E fal sepse Krishti e bëri dhe sepse Charlie do ta bënte.”
Turma në stadium u ngrit më pas në këmbë dhe duartrokiti, transmeton Klankosova.tv.
Prokurorët kanë akuzuar 22-vjeçarin Tyler Robinson për vrasjen e Charlie Kirk më 10 shtator në Universitetin Utah Valley (UVU).
Robinson, i cili është nga Utah, mund të përballet me dënimin me vdekje nëse dënohet.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...