Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, që e njohën zyrtarisht Palestinën.
Netanyahu deklaroi se nuk do të ketë shtet palestinez.
“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një çmim të madh terrorit”, tha Netanyahu në një deklaratë të dielën, shkruan CNN
Ai theksoi se pavarësisht presionit të madh, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, ai ka penguar krijimin e asaj që e quajti një “shtet terrorist” për vite me radhë.
“Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Aq më tepër, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai, duke përdorur termin që zakonisht përdoret në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Prisni”, shtoi Netanyahu
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...