Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Gjatë këtij takimi, Osmani u shpreh thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe dashurinë e madhe që bashkatdhetarët vazhdojnë të tregojnë për vendlindjen, duke theksuar rolin e rëndësishëm të mërgatës në mbështetjen e Kosovës ndër vite.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim te përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen. Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...