Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke u ndalur mbrëmë në fshatin Nakaradë, në familjen Ibishi.
Ai u shpreh i nderuar që ndodhej në mesin e kësaj familjeje, të cilën e cilësoi si një ndër shtyllat e hershme të përkushtimit politik dhe qytetar në këtë komunë.
“Është kënaqësi për mua që sonte të jem në mesin e familjes Ibishi, në Nakaradë. Kjo familje, që nga vitet ’60, ka qenë gjithmonë pjesë e gjallë e zhvillimit të Fushë Kosovës. Përkushtimi i tyre i hershëm dhe i vazhdueshëm për LDK-në është shembull i besimit në vizionin për një të ardhme më të mirë, një të ardhme me dinjitet, zhvillim e mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë,” tha Osmani.
Ai theksoi se kandidatura e tij nuk është vetëm një garë politike, por një përkushtim personal ndaj qytetarëve të Fushë Kosovës.
“Unë sot vij tek ju jo vetëm si kandidat për kryetar, por edhe si bashkëqytetar që beson se, duke u mbështetur në traditën dhe vlerat e familjeve të tilla, ne mund të ndërtojmë një Fushë Kosovë të re – më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar,” shtoi ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit