Korporate Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se përmes një vendimi që e ka marrë nga KFOR-i të premten, zona operacionale e kësaj korporate është shpallur “Zonë e ndaluar për fluturime”. Vendimi kishte hyrë në fuqi nga 1 shtatori.
Sipas njoftimit, ndalimi me theks të veçantë është te dronët.
“Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj infrastrukture, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së saj. Në këtë drejtim, KEK ka pranuar sot vendimin zyrtar të KFOR-it, me Ref. Nr. BKPR:0736/25, përmes të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (“No Flight Zone”), me theks të veçantë në sistemet ajrore pa pilot (dronë). Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2025”, ka njoftuar KEK-u.
Ky hap, sipas KEK-ut, përfaqëson dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur sistemin e sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.
KEK-u shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në kontributin ndaj sigurisë së objekteve të saj.
“Gjithashtu, KEK sh.a. falënderon të gjitha institucionet që kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj dhe të respektojnë plotësisht të gjitha masat ligjore dhe të sigurisë në këtë drejtim”, vijon njoftimi.
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%