Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia e trafikut në Prishtinë po zhvillon kontrolle të intensifikuara dhe po merr masa ndaj shoferëve të autobusëve që nuk respektojnë ligjin duke mos ndaluar në stacionet e përcaktuara.
Sipas njoftimit, këto veprime kanë për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...