Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të dyshuarve për veprën penale “Vrasje e rëndë”
“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ”Butrinti”, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë”, thuhet në njoftim përcjell Arbresh.info
I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. është ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.
“Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...