Në renditjen e përpiluar nga FIFA, Kosova është ngëritur në nivel të konsiderueshëm, duke u renditur në vendin e 91-të., derisa Shqipëria ngjitet me dy vende më lart.
Ngritje, sipas FIFA-s ka bërë Kosova, e cila renditet në vendin e 91-të, plot katër pozicione më mirë krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Një tjetër rekord për ekipin e Franco Fodës, i cili vazhdon të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Ndërsa Shqipëria ngjitet me dy vende më lart.
Fitoret përballë Gjibraltarit dhe Letonisë gjatë këtij muaji kanë bërë që kuqezinjtë të përmirësojnë me dy vende pozicionin në renditjen e përditësuar të FIFA-s. Kuqezinjtë e Sylvinho-s kalojnë nga vendi i 68-të në të 66-in.
E sa i përket dhjetë vendeve të para spikat dalja e Gjermanisë nga këto pozicione. Katër herë kampionët e Botës gjenden në vendin e 12-të pasi kanë humbur tre pzocione ndërsa Italia renditet e dhjeta duke fituar një vend krahasuar me një muaj më parë. Sa i përket vendit të parë Spanja rikthehet për herë të parë që prej 2014-ës./rtk
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...