Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë opozitës se nëse kjo e fundit nuk do të ushtrojë detyrën e saj parlamentare pa krijuar kaos e tensione si dhe pa u kthyer në pengesë për procesin normal të punës së komisioneve e Kuvendit, seanca e radhës do të ndjekin “fatin” e kësaj të sotmes.
Rama deklaroi se nëse opozita do të respektojë kufirin e pakalueshëm të parlamenteve të Bashkimit Evropian, do të ketë të gjitha hapësirat në sallën e Kuvendit apo Komisionet Parlamentare, ndërsa theksoi se nuk do të tolerohet veprimtaria e papërshtatshme fizike.
“PËR NE, 83 MANDATET E 11 MAJIT, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur dhe ushtruar aktivitetin parlamentar, jo vetëm të papenguar po edhe të mirëkuptuar në çdo hap.
Por ato mandate janë po ashtu, edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve tanë, për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare.
Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare, ashtu sikundër do të ketë edhe të gjithë vëmendjen tonë. Ndërsa shkelja e atij kufiri, për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit me veprimtari të papërshtatshme fizike apo me piskama ofenduese, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, deklaroi Rama, ndërsa publikoi në rrjetin social Facebook edhe fjalën e parë në Kuvend të ministres virtuale “Diella”.
Për këtë të fundit, kryeministri u shpreh se brenda vitit të parë të legjislaturës, Ministja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella” do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.
Seanca e sotme plenare u mbyll brenda pak minutave me miratimin me votat e mazhorancës të programit të Qeverisë “Rama 4” dhe përbërjes së re të kabinetit qeveritar, ndonëse pritej që punimet të zgjasnin deri të premten, pas diskutimeve dhe debatit. Votimi dhe përfundimi i seancës erdhi pas tensioneve të krijuara në sallë nga deputetët e opozitës./rtsh
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...