Ka nisur seanca e sotme parlamentare, e cila pritet të jetë një seancë maratonë për punimet e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama po prezanton programin e qeverisë së tij për periudhën 2025–2029. Gjithashtu pritet edhe votëbesimi i ministrave të rinj, si dhe i shefit të ekzekutivit, pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj.
Në seancë pritet të ketë diskutime dhe sipas mbledhjes së krerëve të grupeve parlamentare, secili ligjvënës do të ketë në dispozicion 10 minuta kohë. Në fund të diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat.
Programi i qeverisë është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore:
Shqipëria Evropiane
Rritja ekonomike e qëndrueshme
Mirëqenia për të gjithë
Shqipëria Evropiane, shtylla e parë, lidhet drejtpërdrejt me anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030. Negociatat pritet të përmbyllen në vitin 2027, e më pas të nënshkruhet traktati i anëtarësimit.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian
Shteti digjital dhe siguria kibernetike
Administrata publike, antikorrupsioni dhe transparenca
Drejtësia dhe të drejtat themelore
Politika e jashtme dhe diaspora
Mbrojtja dhe siguria kombëtare
Siguria publike
Shtylla e dytë, ajo ekonomike, parashikon një prodhim të brendshëm bruto prej 35 miliardë eurosh deri në vitin 2029, si dhe rritje të të ardhurave për frymë deri në 15 mijë euro. Në politikat fiskale përfshihet mbajtja e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029.
Financat publike dhe politika fiskale
Politikat për biznesin
Inovacioni dhe teknologjia
Puna dhe kapitali njerëzor
Infrastruktura moderne
Turizmi
Bujqësia dhe zhvillimi rural
Energjia
Shtylla e tretë e programit “Shqipëria 2030” është fokusuar në mirëqenien, duke përfshirë politikat sociale, arsimin dhe shëndetësinë. Për arsimin, parashikohet ngritja e një mijë laboratorëve inteligjentë dhe integrimi i kodimit dhe inteligjencës artificiale. Ndërsa në sektorin e shëndetësisë, buxheti pritet të trefishohet, me rikonstruktimin e 53 spitaleve dhe ndërtimin e spitaleve të reja. Për punonjësit, sipas programit, parashikohet rritje e pagave. Ndërkohë, në pjesën sociale flitet edhe për mbështetje përmes bonusit për bebet, strehimin social dhe kujdesin për personat në nevojë. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes së mjedisit, me masa si riciklimi dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra.
Arsimi dhe formimi profesional
Shëndetësia
Familja, politikat sociale dhe strehimi
Pensionet
Fëmijët, rinia dhe barazia gjinore
Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
Pushteti vendor dhe zhvillimi rajonal
Sporti
Kultura
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...