Kanë përfunduar pjesët e para të katër ndeshjeve të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Kryendeshjen në Mynih mes Bayernit dhe Chelseas janë duke e fituar bavarezët me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Një autogol i Chalobah në minutën e 20-të i dha epërsinë fillestare Bayernit. Kurse shtatë minuta më vonë Harry Kane dyfishoi nga penalltia.
Vetëm dy minuta pas këtij goli, Cole Palmer ngushtoi epërsinë me realizimin e tij.
Edhe sfida tjetër derbi mes Liverpoolit dhe Atleticos pas pjesës së parë është mbyllur 2-1, në të mirë të kampionit të Anglisë.
Golat për ‘The Reds’ i shënuan Andy Robertson në minutën e katërt dhe Salah dy minuta më voën.
Kurse Marcus Llorente në fundin e pjesës së parë shënoi për spanjollët.
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Parisi është duke e mposhtur Atalantan, 2-0.
Marquinhos shënoi në minutën e tretë, kurse Kvaratskhelia dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të.
Barcola pati mundësi të shënoj golin e tretë por humbi penalltinë.
Kurse minimalisht 0-1 është duke fituar Interi në udhëtim tek Ajaxi. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Marcus Thuram me kokë./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër