Komisioni Evropian ka publikuar një dokument sipas të cilit BE-ja duhet të rivendosë detyrimet mbi tregtinë mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit në përgjigje të sulmit të Izraelit në Gazë.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Kaja Kallas konfirmoi strategjinë për të pezulluar dispozitat që lidhen me tregtinë brenda Marrëveshjes së Asociimit Izrael-BE.
BE-ja është partneri më i madh tregtar i Izraelit.
“Ne kemi një tregti prej 42.6 miliardë eurosh me Izraelin, në vitin 2024. Pra, është një shumë e konsiderueshme. Dhe kur bëhet fjalë për trajtimin preferencial, atëherë 37% e asaj tregtie ka vërtet trajtime preferenciale. Pra, padyshim që ky hap do të ketë një kosto të lartë për Izraelin”, tha Kaja Kallas në një intervistë për Euronews.
Megjithatë, u takon shteteve anëtare të BE-së të vendosin nëse masa mund të miratohet dhe deri më tani, disa shtete anëtare kanë bllokuar vazhdimisht përpjekjet për të sanksionuar Izraelin për shkak të kërkesave të votimit.
Gjermania, Italia, Republika Çeke, Austria, Hungaria, Bullgaria e kanë penguar me vendosmëri BE-në të përgjigjet ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli, duke përfshirë shkeljet e Nenit 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-SHBA./rtsh
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...