PSV ka pësuar disfatë me rezultat 1-3 nga Royale Union Saint-Gilloise në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm nëntë minutash lojë belgët fituan penallti dhe në gol e konkretizoi sulmuesi kanadez Promise David, shkruan Arbresh.info.
Gjashtë minuta para fundit, Ait El Hadj shënoi edhe golin e dytë në takim. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
Belgët nuk u ndalën as në 45 minutëshin e dytë, ku realizuan edhe golin e tretë në minutën e 81-të me anë të Mac Allister.
Ndërsa Van Bommel realizoi golin e nderit për PSV, dhe e vulosi rezultatin 1-3.
Takimin e radhës PSV e luan ndaj Leverkusenit, kurse Union Saint-Gilloise luan me Newcastle./Arbresh.info
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...